Prostitucion gjatë orës policore, gra dhe vajza në Durrës: Punojmë për të ushqyer familjen, shteti na njeh, e di kush jem
6 Mars 2021, 19:33Nga DOSJA
DURRËS– Prostitucioni është një aktivitet i paligjshëm në Shqipëri. Megjithatë në rrugët e vendit tonë do të shikoni vajza të cilat dalin për të ushtruar këtë lloj aktiviteti. Ura e Dajlanit në Durrës, është një nga zonat e cila shfrytëzohet nga disa vajza. As ora policore, e cila ndalon qarkullimin nga ora 20 e mbrëmjen deri në gjashtë të mëngjesit, nuk ka mundur ta ndalojë këtë lloj biznesi.
Kjo është një video e siguruar nga Top Channel, teksa shihen tre vajza pranë urës së dajlanit në Durrës.
Gazetari: Po mirë, përse del pra, çfarë të shtyn?
Prostituta: Unë dal për bukën e gojës, o djali. Kush do me japi, do më japësh ti bukë mua?
Prostituta: Jo jo, po ti hyjmë tamam, ma jep ti bukën ta haj unë?
Gazetari: Sa fëmijë ke për të rritur?
Prostituta: Unë kam 5 fëmijë o djali.
Gazetari: Sa vite ke që del këtu?
Prostituta: Unë kam 15 vite.
Gazetari: 15 vite këtu?!!
Prostituta: Eh, 15 vite dhe s’më ka ndodhë asnjë…jo shtet të jetë, por edhe krim shteti të jetë…
Gazetari: Sa klientë ke në ditë ti?
Prostituta: Unë, dy klientë…
Gazetari: Edhe sa u merr?
Prostituta: Nga 50, nga 100, varet sa të më japin…
Gazetari: Të lënë bashkshishe?
Prostituta: Po, me lejnë…
Gazetari: Policia nuk të ndalon ty kur të shikon kështu?
Prostituta: Ska shanse…
Gazetari: Po pse?!!
Prostituta: Ta thashë edhe njëherë…
Gazetari: Po pse s’ka shanse?!!
Prostituta: Po s’ka shanse, pra se mua më njeh shteti se kush jam.
Prostitucioni ushtrohet edhe në Tiranë. Bulevardi zogu i parë, është një nga zonat më të preferuara për vajzat që kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.
Gazetari: Sa marrin këto këtu?
Prostituta: 40 mijë lek marrin.
Gazetari: E kanë problem këtë orën policore apo se kanë problem? Apo dalin edhe pas orës 8?
Prostituta: Jo se kanë problem.
Gazetari: Si lëviz policia?
Prostituta: Jo!
Prostituta: Ishte njëra këtu, po ajo iku.
Gazetari: Ishte njëra?! E morën?
Prostituta: Jo iku në shtëpi.
Prostituta: Kanë ardhur na kanë pyetur?
Gazetari: Edhe?
Prostituta: Na kanë nxjerrë..
Gazetari: Edhe çfarë ju kanë bërë, ju kanë prishur punë?
Prostituta: Jo se më kanë pyetur për kështu pislliqesh gjërash. Mua jo, po të tjera i kanë pyetur.
Shumica e këtyre vajzave dalin kryesisht nga ora 6 e pasdites deri në 20 të mbrëmjes. Një numër i vogël janë që e ushtrojnë prostitucionin përtej kësaj ore, edhe kur pranë tyre kalojnë patrullat e policisë. Janë gra dhe vajza të cilat për shkaqe nga më të ndryshmet, guxojnë të sfidojnë edhe autorietet shtetërorë.
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka përgënjeshtruar një lajm që ka tronditur të gjithë familjarët dhe miqtë e endokrinologut Gerond Husi. Vetëm pak orë m...
DURRËS– Një dhelpër është vrarë pasditen e sotme. Ngjarjen e ka raportuar një qytetar që ka dërguar edhe një foto të kafshës që është qëlluar me armë në Du...
TIRANË– Një qytetar i infektuar me koronavirus nuk e ka respektuar karantinën dhe ka shkuar tek spitali Infektiv për të pyetur për babanë që ka të shtruar ...
Aktualitet 6 Mars 2021, 17:31
TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka ka...
ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar në datë 4 mars në Angli. National Crime Agency shkruan se shqiptarët i janë gjetur 20 kilogram kokainë dhe 25 mijë paund në n...
SHQIPËRI– 1 mijë e 918 viktima, 35 mijë e 808 të infektuar aktivë dhe 74 mijë e 352 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, thuajse n...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga sherri që nga ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se personi që është qëlluar me qytën e pisto...
TIRANË– Një 39-vjeçar i identifikuar si Edison Xhediku është goditur me qytën e pistoletës nga një person që ende nuk është identifikuar. Mësohet se...