Aktualitet

Ka vdekur? Pipero përgënjeshtron lajmin për endokrinologun Gerond Husi: Është në terapi intensive dhe po lufton fort, ju l

6 Mars 2021, 19:27 Nga DOSJA
Ka vdekur? Pipero përgënjeshtron lajmin për endokrinologun Gerond

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka përgënjeshtruar një lajm që ka tronditur të gjithë familjarët dhe miqtë e endokrinologut Gerond Husi. Vetëm pak orë më parë, disa media online kanë publikuar lajmin se Husi, që po luftonte me Covid-19 në Turqi, ka ndërruar jetë një muaj pas infektimit.

Por, në një status në profilin e tij në Facebook, Pipero shkruan se ky lajm nuk është aspak i vërtetë. Infeksionisti shton se mjeku Husi është në terapi intensive, por është ende gjallë dhe po Lufton kundër Covid-19.

Me këtë rast, Pipero gjen rastin dhe u kërkon të gjitha portaleve që para se të bëjnë lajme, sidomos në raste të tilla, të verifikojnë fillimisht sepse janë familjarët ata që vuajnë pasojat.

“Sapo lexova ne nje portal nje lajm JO TE VERTETE,per fat te mire, per Dr Geront Husi, endokrinologun tone te talentuar, i cili po perballet me Covd 19 ne Spitalin Mecical Park ne Stamboll!  Para vetem 2 minutash fola me mjekun qe e ndjek dhe me konfirmoi se Dr Geri, kolegu jone i shtrenjte, eshte ne gjendje jo te mire shendetesore, por me prametra jetesore normale, ne terapi intensive, por po lufton fort per t’ja dale dhe urojme e deshirojme T’ja Dale! Te gjithe ne urojme qe Geri ta fitoje kete beteje dhe te kthehet midis nesh! Me kete rast do ju lutesha te gjitha mediave, vecanerisht portaleve, te verifikojne cdo informacion ne burim me qellimin e mire per te mos publikuar lajme jo te verteta!”- shkruan Pipero.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gerond husi pellumb pipero gerond husi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 17:31

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka ka...