Aktualitet

Qytetari me Covid-19 thyen karantinën dhe shkon tek Infektivi: Nuk di ku kam babanë! E afërmja debaton me personelin: Po na b

6 Mars 2021, 17:57 Nga DOSJA
Qytetari me Covid-19 thyen karantinën dhe shkon tek Infektivi: Nuk di ku

TIRANË– Një qytetar i infektuar me koronavirus nuk e ka respektuar karantinën dhe ka shkuar tek spitali Infektiv për të pyetur për babanë që ka të shtruar aty. Qytetari, përpara kamerave thotë se në shtëpinë e tij kanë dalë tre persona pozitiv dhe se ai është i detyruar që të vijë të ndjekë edhe babain e tij nga afër.

Qytetari shprehet se mjeku nuk u përgjigjet dhe ende nuk dinë se çfarë është bërë me babain e tyre, pasi nuk u hap as telefonin.

Shiko si e mbaj krahun se kam vigonin. Në shtëpi na kanë dalë tre përnjëherë, motra ime, babai dhe unë. Unë duhet të jem i izoluar në dhomë, por kush të vijë, duke ndjekur dhe shiko çfarë bëhet! Po pa e ndjekur,”– thotë ai.

Një tjetër zonjë, e afërmja e tij dëgjohet që kërkon llogari për të shtruarin.

Ti na the, ti moj zonjë na the që është atje, tani thua kështu. Doni të na bëni për budallenj tani? Ku e ka telefonin, nuk është në gjendje as të flasë tani. Ne nuk e sollëm aq keq sa të mos flasë dot,”– dëgjohet të thotë gruaja.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi qytetari thyen karantinen koronavirusi ne shqiperi qytetari thyen karantinen

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 17:31

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka ka...