Aktualitet

6 Mars 2021, 17:31 Nga DOSJA

TIRANË– Pneumologu Adrian Jorgji ka këshilluar këngëtarin Dashnor Diko që të bëjë stërvitje çdo ditë, në mënyrë që të përmirësohet, pasi ka kaluar Covid-19.

Teksa Jorgji ishte i ftuar në emisonin “Kjo Javë”, Diko i dërgoi një mesazh gazetares Nisida Tufa dhe i kërkoi të pyeste mjekun se çfarë të bënte, pasi kishte kaluar koronavirusin dhe ndjente shumë lodhje. 

Si përgjigje, pneumologu tha se duhet të bëjë stërvitje, çdo ditë e më tepër, në mënyrë që të çlirohet nga virusi.

Pjesë nga biseda:

Nisida Tufa: Kemi një pyetje nga këngëtari Dashnor Diko. Ai shprehet se e ka kaluar Covidin, por ndjen lodhje…

Mjeku pneumolog Adrian Jorgji: Duhet të shqetësohemi kur kemi kollë dhe temperaturë të lartë. Me siguri që ka dëmtime si pasojë e Covid. Me lëvizje të vogla mund të ndjejmë lodhje, por duhet të bëjmë lëvizje. Sot duhet të bëjmë pak lëvizje, nesër pak më shumë dhe pasnesër akoma dhe më tepër. Çdo ditë e më tepër të bëjmë lëvizje, vetëm kështu rikuperohemi gjithmonë e më shpejt. Kur jemi Covid, ka mundësi edhe të flemë përmbys, duhet të mos rrimë pasiv. Kështu shmangim trompozat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adrian jorgji dashnor diko adrian jorgji dashnor diko

Sondazh

Poll