Aktualitet

Kapen me 20 kg kokainë dhe 25 mijë paund me vete, arrestohen shqiptarët në Angli (EMRAT) 

6 Mars 2021, 16:56 Nga DOSJA
Kapen me 20 kg kokainë dhe 25 mijë paund me vete, arrestohen

ANGLI- Dy shqiptarë janë arrestuar në datë 4 mars në Angli. National Crime Agency shkruan se shqiptarët i janë gjetur 20 kilogram kokainë dhe 25 mijë paund në një apartament që kishin në Londër.

Shqiptarë e arrestuar janë me emrat Vidiol Muratas 43 vjeç dhe Fatjon Nakaj 31 vjeç. Sipas autoriteteve lokale Kokaina e sekuestruar në treg do të vlente me shifrën 1.6 milion paund. Ajo cilësohej se drogë e cilësisë së lartë.

Ndërkohë që ditën e djeshme shqiptarët u paraqitëm në Gjykatë, ku dhe për ta u përcaktua paraburgimi deri në një seancë të dytë.

“Ne e marrim kërcënimin nga rrjetet kriminale të përfshira në furnizimin me drogë të klasës A jashtëzakonisht seriozisht. Nën Partneritetin e Krimit të Organizuar, NCA dhe Policia e Met janë përqendruar veçanërisht në ndërprerjen e qarkullimit të barnave të paligjshme nëpër Londër dhe dhunën serioze të lidhur me këtë kriminalitet,” thuhet nga prokuroria.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatjon nakaj national crime agency vidiol muratas fatjon nakaj national crime agency vidiol muratas

Sondazh

Poll