Aktualitet

Kishte gruan shtatzënë në makinë, del EMRI i 39-vjeçarit që u qëllua me qytën e pistoletës, detaje nga sherri

6 Mars 2021, 16:06 Nga DOSJA
Kishte gruan shtatzënë në makinë, del EMRI i

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga sherri që nga ndodhur mesditën e sotme në zonën e ish-Bllokut. Mësohet se personi që është qëlluar me qytën e pistoletës është Edison Xhediku, 39 vjeç. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, brenda të cilit kishte edhe gruan shtatzënë, në momentin që është sulmuar.

PErsona të paidentifikuar janë afruar tek makina ku ndodhej Xhediku dhe e kanë qëlluar me qytën e pistoletës. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht Xhediku nuk ka marrë plagë si pasojë e këtij sherri, që paraprakisht besohet se ka nisur për motive të dobëta.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja në mënyrë që të zbardhen detaje mbi autorin dhe sherrin. Vetë Xhediku nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë por është shoqëruar edhe dy herë të tjera në polici pas sherreve për motive të dobëta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison xhediku goditet 39-vjecari ne ish-bllok goditet edison xhediku sherr ne ish-bllok edison xhediku goditet 39-vjecari ne ish-bllok goditet edison xhediku sherr ne ish-bllok

Sondazh

Poll