Aktualitet

EMRI + DETAJE/ Plas sherri në mes të ish-Bllokut, një person godet 39-vjeçarin me qytën e pistoletës, ‘zhduket’ nga ve

6 Mars 2021, 15:10 Nga DOSJA
EMRI + DETAJE/ Plas sherri në mes të ish-Bllokut, një person

TIRANË– Një 39-vjeçar i identifikuar si Edison Xhediku është goditur me qytën e pistoletës nga një person që ende nuk është identifikuar. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 15:15 në zonën e ish-Bllokut.

39-vjeçari ndodhej në makinën e tij në zonën e ish-Bllokut, bashkë me bashkëshorten e tij shtatzënë në momentin që persona të paidentifikuar janë afruar për ta sulmuar.

Ata e kanë qëlluar me qytën e pistoletës dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht Xhediku nuk ka marrë plagë si pasojë e këtij sherri, që paraprakisht besohet se ka nisur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja në mënyrë që të zbardhen detaje mbi autorin dhe sherrin. Vetë Xhediku nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë por është shoqëruar edhe dy herë të tjera në polici pas sherreve për motive të dobëta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet goditet 39-vjecari ne ish-bllok goditet edison xhediku sherr ne ish-bllok goditet 39-vjecari ne ish-bllok goditet edison xhediku sherr ne ish-bllok

Sondazh

Poll