Aktualitet

Tragjedia në familjen Cara në Rubik/ Gruas i vdiq dhe vëllai nga Covid, fqinji: U infektuan në varrimin e tij

6 Mars 2021, 13:35 Nga DOSJA
Tragjedia në familjen Cara në Rubik/ Gruas i vdiq dhe vëllai nga

TIRANË– Një ngjarje e rëndë u raportua paraditen e sotme nga Rubiku, ku një familje u shua si pasojë e infektimit me Covid brenda pak ditësh. Hamit Cara 81 vjeç, Dushe Cara 73 vjeç dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç kanë gjetur vdekjen si pasojë e Koronavirusit.

Teksa ka folur për mediat, një fqinj i tyre ka treguar ngjarjen në fjalë, ndërsa bëri me dije se gruas i kishte vdekur i vëllai si fillim dhe më pas djali e burri dhe dyshimet e para janë se familja Cara u infektua në ceremoninë mortore të vëllait të Dushes.

“Si fillim, Dushes i vdiq vëllai. Më pas i vdiq djali në orën tetë si sot një javë, burri dhe më pas vetë ajo. Djali ishte në spital në Rrëshen, ndërsa zonja vdiq tek ‘Shefqet Ndroqi’”, ka treguar fqinji i familjes Cara.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dushe cara familja cara shuhet familja nga covid dushe cara familja cara shuhet familja nga covid

Sondazh

Poll