Aktualitet

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje, 3 të arrestuar në Vlorë e Himarë

6 Mars 2021, 13:26 Nga DOSJA
Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe vjedhje, 3 të arrestuar

VLORË– Tre persona janë arrestuar në Vlorë e Himarë ditën e sotme.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne vlore arrestohen tre persona ne vlore

Sondazh

Poll