Pacienti tha se e larguan nga spitali pa u shëruar/ Mjekja e ‘Shefqet Ndroqit’ reagon për akuzat e ish-pacientit: Gënjesh
6 Mars 2021, 12:57Nga DOSJA
TIRANË– Mjekja e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Silva Bala ka reaguar pas akuzave të forta bërë në adresë të spitalit nga ish-pacienti Andon Qako. Për ‘News24’, mjekja Bala hodhi poshtë akuzat e ngritura, ndërsa tha se do i drejtohen prokurorisë për të hetuar e zbardhur të vërtetën.
“Mua më vjen keq që me punën e personelit të luhet në këtë mënyrë, të sfumohet apo shkelet puna e personelit që është në detyrë 24 orë në 24. Nuk është e vërtetë që ushqimet e familjarëve nuk lejohen dhe u merret në sajë të vlerave monetare. Absolutisht jo! Aty ka 2 personel shëndetësor, që në orare të caktuara marrin ushqimet dhe veshmbathjet që i dërgojnë në dhomat përkatëse. Kjo është të luash edhe me jetën e të sëmurëve e familjarëve, një propagandë e tillë, nuk i shërben askujt, por më shumë pacientëve.” tha Bala.
Mjekja ka thënë se ai do ishte larguar nga spitali vetëm nëse do do ishte shëruar, mirëpo ai është larguar pa pritur njeri.
Nëse nuk gaboj, ka qenë i shtruar në një nga klinikat e mia, në pavionin e tretë A, i është shërbyer, ka marrë mjekimin dhe ka dalë vetë nga spitali. Nuk do kishte dalë nga ne nëse nuk do ishte shëruar, ka ikur vetë pa pritur asnjë njeri. Në spital ka psikologe, ka shkruar edhe te ky pacientë. Është një pacient që është trajtuar, ka dalë nga spitali me gjithë dokumentacionin e rregullt.” -përfundoi mjekja.
(a.b)/dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
“Ai erdhi, i futi krahun nënës së sapo lindur, mori foshnjën dhe grisi rregjistrin ku do të shënohej emri i fëmijës”. Kështu e nis denoncimin e pazakontë jurist...
TIRANË– Denoncimi që u bë ditën e sotme nga një person i cili kishte ditë që nuk komunikonte me të motrën e infektuar me Covid, ka marrë zgjidhje. Pas publ...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se situata në Infektiv është e rëndë. Sipas tij, janë moshat e reja ato që janë prekur më shumë nga C...
VLORË– Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg, Hans Jonuzaj, të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Taulant Gjikajt.Jonuzaj, është personi i vetëm i arre...
GRAMSH- Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Gramsh, pasi janë kapur me drogë.Policia bën me dije se lënda narkotike është gjetur në banesën e 50-vj...
TIRANË– Tonin Mhilli, oficeri i burgut të Peqinit, i cili ndërroi jetë ditën e sotme nga aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë, është babai i gazetares Val...
TIRANË– Një denoncim i fortë ka ardhur nga një qytetar për shërbimin në spitalin Infektiv. Qytetari i quajtur Andon Qako, ka thënë për ‘News24’ se e kanë n...
BILISHT– Një person është gjetur i mbytur ditën e sotme në rezvervuarin e Koshnicës.55-vjeçari, Sokol Myrtezai dyshohet se i ka rënë infrakt në momentin ...
TIRANË-Një qytetar ka denoncuar në ‘News24’ se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij e cila është e shtuar në Infektiv. Ai bën të ditur se motra e...