Aktualitet

I vëllai denoncoi se nuk kishte komunikim me të, Ministria e Shëndetësisë nxjerr videon e së motrës, pacientja me Covid:

6 Mars 2021, 12:05 Nga DOSJA
I vëllai denoncoi se nuk kishte komunikim me të, Ministria e

TIRANË– Denoncimi që u bë ditën e sotme nga një person i cili kishte ditë që nuk komunikonte me të motrën e infektuar me Covid, ka marrë zgjidhje. Pas publikimit në media, se ai nuk kishte asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të së motrës së shtruar në Infektiv, mjekët kanë marrë në telefon burrin, të cilit i kanë treguar për gjendjen e së motrës.

Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar videon e pacientes 40-vjeçare nga spitali. Në video, gruaja falenderon mjekët, Najada Çomon, inferemierët dhe sanitaret e spitalit për shërbimin që i kanë bërë.

“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët me COVID-19. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja. Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri. Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë. Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë. Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40-vjeçarja.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet situata te infektivi vellai nuk komunikon me motren situata te infektivi vellai nuk komunikon me motren

Sondazh

Poll