Aktualitet

Situata te Infektivi, gazetari Skëndaj: Forma të rënda të COVID dhe tek moshat e reja, familjarët nuk kanë informacion pë

6 Mars 2021, 11:42 Nga DOSJA
Situata te Infektivi, gazetari Skëndaj: Forma të rënda të

TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se situata në Infektiv është e rëndë. Sipas tij, janë moshat e reja ato që janë prekur më shumë nga Covid, ditët e fundit.

Skëndaj, tha se shkalla e pozitiviteti ka rënë dhe se 1 në 4 testohen pozitivë. Ndër të tjera ai shton se familjarët ankohen se nuk po munden që të komunikojnë me familjarët e tyre që ndodhen të shtruar në spital.

DEKLARATA:

“Ajo që nuk ka ndryshuar është gjendja e pacientëve, që vijnë në gjendje të rëndë nga vendi i origjinës, të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçarë.Kjo është një kambanë alarmi sa i përket formave të komplikuara në mosha shumë të reja.Ata vijnë nga spitalet rajonale sepse fillimisht filtrohen nga spitalet rajonale apo bashkiake. Ajo që po ngrenë mjekët alarmin sot janë format e rënda shëndetësore në moshat e reja.Problemi që kanë qytetarët që qëndrojnë jashtë Infektivit është informacioni nga mjekët për të afërmit e tyre. Familjarët ankohen se nuk mund të komunikojnë as nëpërmjet telefonit. Ky ka qenë një problem permanent i Spitalit Infektiv, i cili nuk ka një pikë kontakti përpara ku mund të merret informacion. Të vetmen mundësi që kanë, janë dy orare 10:00-11:00 dhe një orë pasdite 15:00-16:00 familjarët bëjnë një rrugëtim deri tek çadra që është pas qendrës së konsultave me shpresën se do mund të takojnë koordinatoren ose administratoren që të mësojnë diçka për familjarin e tyre”, raportoi Skëndaj.


(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erjon skendaj situata te infektivi erjon skendaj situata te infektivi

Sondazh

Poll