Aktualitet

Vrasja e Taulant Gjikajt/ Hans Jonuzi del para gjykatës, jepet vendimi ‘arrest me burg’ për shoferin e skuadrës së vrasj

6 Mars 2021, 10:48 Nga DOSJA
Vrasja e Taulant Gjikajt/ Hans Jonuzi del para gjykatës, jepet vendimi

VLORË– Gjykata e Vlorës ka lënë në arrest me burg, Hans Jonuzaj, të arrestuarin e vetëm për vrasjen e Taulant Gjikajt.

Jonuzaj, është personi i vetëm i arrestuar pas ekzekutimit të Gjikajt, disa ditë më parë në rrugën ‘Transballkanike’. Ai u pikas nga dëshmitarët të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe u vunë në lëvizje për kapjen e tij. Jonuzaj u arrestua në rrugën drejt pyllit të Sodës.

Jonuzi i transportoi Grabianin dhe Hajnaj larg vendngjarjes e më pas dy autorët u larguan me një mjet tjetër.

Pas vrasjes, autorët janë larguar me shpejtësi, por pasagjeri në derën e pasme për një moment nuk ka mundur të hipi dhe mjeti është ndalur sërish. Pas rreth 1 kilometër nga vendi i ngjarjes dy persona kanë zbritur nga makina, ndërsa shoferi, Jonuzaj ka ikur drejt Pyllit të Sodës, ku dhe është kapur.

Jonuzaj nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, mirëpo është mësuar se ai ka qënë shoferi i makinës. Nga ana e saj, policia vijon kërkimet për kapjen e dy bashkëpunëtorëve në krim.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hans jonuzi taulant gjikaj hans jonuzi taulant gjikaj

Sondazh

Poll