Aktualitet

Sekuestrohen 33 kg kanabis në Gramsh, bien në pranga 5 persona (DETAJE)

6 Mars 2021, 10:39 Nga DOSJA
Sekuestrohen 33 kg kanabis në Gramsh, bien në pranga 5 persona

GRAMSH- Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë në Gramsh, pasi  janë kapur me drogë.

Policia bën me dije se lënda narkotike është gjetur në banesën e 50-vjeçarit A.B. dhe në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe 32-vjeçari A. S. dhe 49-vjeçari B.Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.

Në kuadër të këtij operacioni, janë kapur dhe sekuestruar 33 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 6 telefona celular.

Njoftimi i policisë: 

Pesë shtetas janë arrestuar nga policia e Elbasanit për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, policia zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Skënderbegas ”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: V. V., 49 vjeç dhe L. I., 39 vjeç, të dy banues në Cërrik, A. B., 50 vjeç, A. S., 32 vjeç dhe B. Zh., 49 vjeç, të tre banues në Gramsh.

Gjatë kontrolli në banesën e shtetasit A.B policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 33 kg kanabis, 3 automjete dhe 6 aparate celuar.

Në momentin e kontrollit të banesës janë arrestuar edhe shtetasit A. S. dhe B. Zh., të cilët kishin siguruar lëndën narkotike, si dhe shtetasit V. V. dhe L. I., të cilët do ta blinin atë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 33 kg kanabis ne gramsh arrestohen 5 persona ne gramsg 33 kg kanabis ne gramsh arrestohen 5 persona ne gramsg

Sondazh

Poll