Aktualitet

DENONCIMI i fortë nga Infektivi, burri: Dola nga spitali pa u shëruar, më kërcënuan! Infermierja më tha mos më denonco, a

6 Mars 2021, 10:09 Nga DOSJA
DENONCIMI i fortë nga Infektivi, burri: Dola nga spitali pa u shëruar,

TIRANË– Një denoncim i fortë ka ardhur nga një qytetar për shërbimin në spitalin Infektiv. Qytetari i quajtur Andon Qako, ka thënë për ‘News24’ se e kanë nxjerrë nga spitali, kur ende nuk ishte shëruar plotësisht. Ndër të tjera ai akuzon infermieret pasi sipas tij, marrin para për shërbimin që iu bëjnë pacientëve e Covid.

Qako ka deklaruar se në dhomën e tij janë mbytur dy persona, por të gjithë këto deklarata të tij mbeten për t’u verifikuar, pasi janë shumë të rënda.

Ai tha se: Në spital vdisje me pështymën tëndë.

DEKLARATA:

Dola nga spitali pa u shëruar, më kërcënuan. Unë aty kam parë, 60 të vdekur, 2 që vdiqën, i vranë. Atje vdisje me pështymën tënde, nuk kisha shërbim. Infermierja më tha mos më denonco. Lutesh, pukjani i thoshte do të paguaj, më shërbej, ajo i thoshte nuk e kam për detyrë të të shërbej. Aty vinin infermiere me një javë eksperiencë. Ia kam thënë të gjitha psikologes. Mua nuk më vinte njeri në spital, i kam të gjithë jashtë vendit. Shkova të denoncoj në polici, më dëbuan. Ishte një Aristina Fieri, Petritin e vranë e mbytën. Unë i bëj akuzat direkte. Unë banoj në Tiranë, por jam nga Berati.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andon qako situata te infektivi andon qako situata te infektivi

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...