Aktualitet

‘I dërgoj mesazh, nuk më përgjigjet’/ Vëllai i pacientes së shtruar te Infektivi denoncon: Nuk kam asnjë kontakt me mo

6 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
‘I dërgoj mesazh, nuk më përgjigjet’/ Vëllai i

TIRANË-Një qytetar ka denoncuar në ‘News24’ se ka dy ditë që nuk ka komunikim me motrën e tij e cila është e shtuar në Infektiv. Ai bën të ditur se motra e tij, 40-vjeçare u infektua me Covid në Shqipëri, pasi kishte ardhur nga Greqia pas humbjes së nënës.

Vëllai i saj shprehet se i shkruan mesazhe motrës mirëpo nuk merr mbrapsht asnjë përgjigje.

“Sot s’kam kontaktuar fare. Tani i shkruaj mesazhe dhe nuk përgjigjet. Erdha për t’i dërguar disa gjëra. Shpresoj… Jo, jo absolutisht asnjë s’më ka telefonuar. E di se nga cili mjek ndiqet se më ka thënë motra, por nuk kam asnjë kontakt. Motra është në gjendje të keqe, është 40 vjeçe, është me transplant në veshka. Shpresoj të bëhet diçka. Atë uroj, nuk ka gjë tjetër. E kishte kapur gripi para një muaji, e kaloi për 4-5 ditë dhe ishte mirë. Pastaj pas 10 ditësh i filloi temperaturë, tension, dhimbje në kraharor, zemra. E sollëm në spital, i bëmë testin, doli negativ dhe e shtruan tek spitali i veshkave. Atje absolutisht asnjë lloj kurimi, zero, vetëm ilaçet që kishte vetë me vete, absolutisht asgjë fare, madje dhe sjelljen shumë të keqe, në spitalin gjashtë. Nga aty pastaj, i bënë një test të shpejtë dhe doli pozitiv dhe duhej të merrej vendimi o në Infektiv, o në shtëpi. Ajo ishte në gjendje ku ta çoje, dhe vendosëm ta sjellim këtu. Tani gjendja është kjo, jemi në pritje. Jam nga Elbasani, por jetoj këtu në Tiranë. Në shtëpi ilaçet i kemi marrë vetë. Motra jetonte në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri se humbëm mamanë dhe u infektua, sado që mbrohej me dy maska dhe dy ditë para se të ikte ajo u infektua. I merrte udhëzimet nga mjeku nga Greqia që ndiqej, për transplantin që ka bërë. Veshkën e mbrojti por u dëmtua nga mushkëritë”, tregoi ai.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne shqiperi situata te infektivi vellai nuk komunikon me motren covid ne shqiperi situata te infektivi vellai nuk komunikon me motren

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...