Aktualitet

EMRI/ Shkon në tre numri i viktimave të aksidentit në Rrogozhinë, një 10-vjeçar në gjendje të rëndë

6 Mars 2021, 09:49 Nga DOSJA
EMRI/ Shkon në tre numri i viktimave të aksidentit në

RROGOZHINË– Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë.

Viktima e tretë është B.Koni, bashkëshorti i pasagjeres që vdiq gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit, Merushe Koni.

Bashkëshorti i Merushe Konit ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte dërguar për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet.

Sipas faxnews, në gjendje të rëndë është fëmija 10-vjeçar që po ashtu ka mbetur i plagosur gjatë aksidentit, ku u përplasën tre mjete.

Nga aksidenti i rëndë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, punonjësi i policisë së burgjeve, Tonin Mëhilli, 54-vjeç, ndërkohë që më vonë vdiq dhe një prej pasagjereve në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 60-vjeç.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i mjeteve, ndërsa policia ka shoqëruar në polici një prej shoferëve, Endrit Lilën dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(kle.mu./dosja.al)

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne rrogozhine aksidenti ne rrogozhine

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...