Aktualitet

Vjedhje, dhunë dhe plagosje e rëndë me dashje, bien në pranga 5 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar

6 Mars 2021, 09:46 Nga DOSJA
Vjedhje, dhunë dhe plagosje e rëndë me dashje, bien në

TIRANË– Një 63-vjeçar është arrestuar sot nga policia pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë ndalimi i shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi ka vjedhur 1 aparat celular në mjetin në pronësi të shtetases J. K. Gjithashtu nga veprimet hetimore ka rezultuar se  ky shtetas me datë 27.02.2021, ka vjedhur në lokalin e shtetasit D. M.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 63 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 37 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin motorr ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Sh. S, 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona arrestohen 5 persona

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...