Aktualitet

Muzika në zi! Ndahet nga jeta “këngëtari i dashurisë’, Rudolf Stambolla

6 Mars 2021, 09:20 Nga DOSJA
Muzika në zi! Ndahet nga jeta “këngëtari i

SHKODËR– Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare këngëtari shkodran i muzikës së lehtë, Rudolf Stambolla.

Rudolf Stambolla është këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz i këndoi dashurisë dhe u kthye në një emër të suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60.

“Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

Më 1943 kthehet në Tiranë, ndërsa më 1946 u bë pjesë e grupit “Havajana”, të parit grup shqiptar të muzikës së lehtë. Anëtarë të këtij grupi ishin që të gjithë muzikantë me nam: Njac Guralumi (kontrabas), Medi Prodani (kitarë), Mustafa Zymeri (klarinetë e saksofon) dhe kompozitori i madh shqiptar i muzikës së lehtë, Agim Prodani (fizarmonikë).

I cilësuar si këngëtar i tangos dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku shqiptar.

(kle.mu;a.b/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ndahet nga jeta rudilf stambolla rudolf stambolla ndahet nga jeta rudilf stambolla rudolf stambolla

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...