Aktualitet

E RËNDË! Covid shuan një familje në Rubik, brenda një jave ndërrojnë jetë babai, nëna dhe djali i vetëm (EMRAT)

6 Mars 2021, 08:06 Nga DOSJA
E RËNDË! Covid shuan një familje në Rubik, brenda një

RUBIK– Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Rubik. Për shkak të Covid kanë ndërruar jetë tre pjestarët e familjes Cara. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.

Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkëshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.

Dhimbja ka tronditur jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh.

Shifrat e infektimeve po rriten dita ditës, ndërkohë që ditën e djeshme kanë humbur jetën brenda 24 orëve, 21 persona ndërkohë që janë infektuar 780 të tjerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet familja cara shuhet familja nga covid familja cara shuhet familja nga covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 6 Mars 2021, 07:48

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aks...