Aktualitet

6 Mars 2021, 07:48 Nga DOSJA

RROGOZHINË– Aksidenti i shumëfishtë në Rrogozhinë i ka marrë jetën dy personave ndërkohë që ka lënë në gjendje të rëndë dy të tjerë. Dosja.al mëson se, aksidenti ka ndodhur nga një parakalim i gabuar. Ka qënë oficer i burgjeve që ishte nisur për në punë në Burgun e Peqinit, i cili fillimisht është përplasur me një makinë tip ‘Benz’. Në makinën tip BENZ udhëtonin dy persona, burrë e grua, të cilën u përplasën edhe nga mbrapa nga një tjetër makinë.

Oficeri i burgjeve që goditi çiftin ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që po ashtu gruaja e cila ishte në makinën që u godit prej tij dhe një mjeti tjetër më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidentit. Zjarrfikësja ndodhet në vendgjarje duke larë rrugën pasi derdhja e karburantit mund të shkaktojë aksidente të tjera.

Aksident i shumëfishtë në Rrogozhinë! Humbin jetën dy persona, plagosen dy të tjerë, transportohen në spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrogozhine aksident ne rrogozhine

Sondazh

Poll