Aktualitet

Përgjaket rruga e Rrogozhinës! Humb jetën oficeri i burgut të Peqinit dhe çifti i bashkëshortëve, në gjendje të rëndë

6 Mars 2021, 06:19 Nga DOSJA
Përgjaket rruga e Rrogozhinës! Humb jetën oficeri i burgut

RROGOZHINË– Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Dosja.al mëson se në aksident janë përfshirë tre mjete ndërsa në mesin e të plagosurve është dhe një fëmijë 10 vjeçar.

Ka qënë oficer i burgjeve i Peqini, Tonin Mhilli, ai i cili po shkonte për punë në orët e para të mëngjesit. Nga parakalimi i gabuar, ai është përplasur me mjetin tip ‘Benz’ në të cilin udhëtonin burrë dhe grua.

Këta të fundit u përplasën nga mbrapa nga një tjetër makinë. Oficeri i burgjeve që goditi çiftin ndërroi jetë gjatë transportit për në spital, ndërkohë që po ashtu gruaja e cila ishte në makinën që u godit prej tij dhe një mjeti tjetër ka ndërruar jetë. Mirushe Koni ndërroi jetë rrugës për spital, ndërkohë që po ashtu bashkëshorti i saj B. Koni ka humbur jetën në spitalin e Durrësit.

Policia ka shoqëruar në komisariat dhe drejtuesin e një prej mjeteve, Endrit Lilën.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e rrugës pasi ishte mbushur me karburant, e që mund të rrezikonte shkaktimin e aksidenteve të tjera. Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrogozhine mirushe koni tonin mhilli aksident ne rrogozhine mirushe koni tonin mhilli

Sondazh

Poll