Aktualitet

“Tirana ka ndryshuar”/ 80-vjeçarja komenton të rinjtë e sotëm: Edhe unë eksitohem kur shoh femra lakuriq! Djemt

5 Mars 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Tirana ka ndryshuar”/ 80-vjeçarja komenton të

TIRANË- Luljeta Katazi, e njohur ndryshe si “nëna Lule”, ditën e sotme ka folur për peripecitë e jetës si dhe ka rrëfyer historinë e fëmijërisë së saj. 

E ftuar në  emisionin “Shqipëria Live”, teksa ka folur për vështirësitë që ka kaluar me kalimin e viteve ka folur edhe për ditët e sotme ku ka treguar se Tirana, është ndryshe nga dikur. 

“Shkoj shpesh në Kosovë se ndihem mirë. Atje njerëzit janë më të mirë se këtu. Tani në Tiranë nuk ka më vendas, kanë ardhur shumë. Nuk ke më afrimitet si dikur”, tha nëna Lule. 

E pyetur se si i shikon të rinjtë e sotëm, 80-vjeçarja, ka thënë se të rinjtë nuk kanë rregulla. 

“Si të vjen kur shikon një femër të hallakatur, të zhveshur, ka norma njeriu. Djemtë janë marshall, nuk janë hallakatur ashtu. Të them marshall se edhe unë eksitohem kur shoh femra lakuriq. Është jashtë rregullave njerëzore”, u shpreh 80-vjeçarja.

Ndër të tjera ajo është ndalur edhe tek rrjetet sociale duke thënë se përdorë “Facebook”, por ende nuk ka hapur “Instagram”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luljeta katazi luljeta katazi

Sondazh

Poll