Aktualitet

Vrau shqiptarin dhe plagosi të vëllain, gjykata e konsideron të pafajshëm arabin (EMRAT)

5 Mars 2021, 19:45 Nga DOSJA
Vrau shqiptarin dhe plagosi të vëllain, gjykata e konsideron të

AUSTRALI- Arabi, Ahmad El-Chakik u shpall i pafajshëm ditën e sotme nga Gjykatës Supreme australiane. Ai në vitin 2017 qëlloi mbi dy vëllezërit shqiptarë Edmond dhe Elvis Shabani. Theage shkruan se gjykata e konsideroi atë të pafajshëm, pasi qëlloi për vetëmbrojtje.

El-Chakik deklaroi se ai qëlloi vëllezërit Shabani në vetëmbrojtje teksa ata u përpoqën ta vrisnin teksa ai ishte ulur në makinën e tij në Ëestëood Ëheels & Gomat. Avokati i mbrojtjes Glenn Casement i tha jurisë, se El-Chakik kishte frikë nga Shabanët pasi ai besonte se ata ishin anëtarë të mafies shqiptare

“Unë nuk doja të vrisja askënd, shok. Nuk do të vrisja asgjë, por ishte jeta ime apo e tyre”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmad el-chakik  edmond shabani elvis shabani glenn casement ahmad el-chakik  edmond shabani elvis shabani glenn casement

Sondazh

Poll