Vrasja në Roskovec, të afërmit AKUZA ndaj autoriteteve: E lanë familjen në harresë! Babë e bir vuanin nga probleme të sh
5 Mars 2021, 17:41Nga DOSJA
RESKOVEC– Një 25-vjeçar vrau të atin mesditën e të premtes në Luar të Roskovecit. Policia njoftoi se kishte arrestuar Erdis Rrapaj, si të dyshuar për vrasjen e Dhori Rrapaj. Motivet e ngjarjes dhe rrethanat janë të paqarta.
Por të afërm të familjes akuzuan bashkinë dhe policinë se kishin neglizhuar më herët thirrjet e tyre për të ndihmuar viktimën dhe autorin që jetonin në skamje dhe vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Të afërmit thanë se babë e birë kishin nevojë për mjekim, të cilin nuk e blinin dot.
“Kemi vajtur në bashki e polici, kërkuam t’i ndihmojmë sepse ata kishin probleme, nuk merrnin dot ilaçet,” tha Parashqevi Rrapaj, kunata e viktimës.
“Polica na tha pse me ata do merremi ne gjithmonë, në bashki s’na dhanë asnjë përgjigje dhe asnjë ndihmë,” shtoi ajo.
Fqinjët thonë se babë e bir merrnin një ndihmë sociale prej 3 mijë lekësh, por ajo nuk mjaftonte për të jetuar dhe për të blerë medikamentet.
“Me lekët e asistencës paguanin dritat, nuk dilnin për ilaçe,” tha një prej tyre.
Të afërmit thonë se 25 vjeçari, i cili ishte shtruar disa herë në Spitalin Psikiatrik në Vlorë, kishte shkuar të premten të kërkonte një rekomandim në Qendrën Shëndetësore për tu shtruar në spital, por nuk e kishte marrë.
Më pas ai është kthyer në shtëpi. Në mesditë ai ka njoftuar gruan e xhaxhait se kishte vrarë të atin dhe kjo e fundit ka njoftuar policinë.
Marrë nga: BIRN
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 1 mijë e 897 viktima, 35 mijë e 794 të infektuar aktivë dhe 73 mijë e 610 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fi...
MIRDITË– Godina,e cila ka shërbyer dikur si qendër ambulatore për të marrë ndihmën e parë apo për të kryer mjekime nga personeli shëndetësor në Prose...
FIER– Indrit Alushaj, 33 vjeç dhe banues në Fier është vënë në pranga pasi akuzohet për vënien e zjarrit në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.M...
FIER– Pamjet që po shikoni vijnë nga Roskoveci aty ku ndodhi krimi i rëndë në familje, mesditën e sotme. Këpucët e vikimës dhe njollat e gjakut shihen rreth e r...
DURRËS- Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit te mbetjeve të të gj...
TIRANË – Dashuria pa asnjë dyshim që nuk njeh kufij. Një vajzë e re në Tiranë e humbi aq shumë toruan për njeriun e zemrës, saqë vuri në lëvizje auto...
FIER– Personi që u ka vënë zjarrin zyrave të Drejtorisë Arsimore Fier, është një i ri që kërkonte të punësohej si mësues. Dosja.al ka mësuar se kamerat e siguri...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka publikuar një denoncim të një qytetareje në profilin e tij në Facebook, e cila në një status tregon peripecitë që ka kaluar pa...