Aktualitet

EMRAT/ Dy pistoleta dhe 328 kg drogë, arrestohet çifti shqiptaro-ukrainas në Itali

5 Mars 2021, 15:46 Nga DOSJA
EMRAT/ Dy pistoleta dhe 328 kg drogë, arrestohet çifti

ITALI– Një 35-vjeçar shqiptar i identifikuar si Petro Spiro dhe partnerja e tij ukrainase, e identifikuar si Ganna Chaplygina, 23 vjeç janë vënë në pranga pasi në banesën e tyre janë gjetur 265 kilogramë marijuana, mbi 63 kilogramë hashash, 4,5 gram kokainë, substanca të ndryshme dhe dy pistoleta.

Mediat italiane shkruajnë se kontrollet janë ushtruar në banesën e Spiros në Campo di Marte, ky dhe u gjet lënda narkotike. Ndërsa dy pistoletat, një Revole Kolt dhe një snifter e modifikuar, 8 kalibër u gjetën brenda një furgoni të dyshimtë që çifti mbante të parkuar në oborrin e banesës.

Ndërsa drogën e kishin futur në dollap dhe brenda disa çantave. Tashmë, dyshja akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata janë transferuar në burgun San Nicola.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cifti shqiptaro-ukrainas ne itali ganna chaplygina petro spiro arrestohet cifti shqiptaro-ukrainas ne itali ganna chaplygina petro spiro

Sondazh

Poll