EMRI/ I vuri flakën Drejtorisë Arsimore sepse nuk u punësua si mësues, arrestohet 33-vjeçari
5 Mars 2021, 15:44Nga DOSJA
FIER– Indrit Alushaj, 33 vjeç dhe banues në Fier është vënë në pranga pasi akuzohet për vënien e zjarrit në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier.
Mësohet se Alushaj kishte aplikuar në Drejtorinë Arsimore të Fierit për tu punësuar, por pasi nuk i ishte realizuar kjo gjë, kishte vendosur të merrte hak.
Kështu, mesditën e sotme Alushaj mori dy bidona benzine dhe i shpërndau në katin e dytë të Drejtorisë Arsimore në Fier e u vuri flakën. Por, aventura e Alushajt përfudnoi shumë shpejt, pasi u arrestua.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Drejtorinë Arsimore Fier. Kapet në kohë rekord autori i cili i vuri zjarrin në katin e dytë të DAR Fier. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, falë punës së mirëorganizuar dhe veprimeve të shpejta profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen në kohë rekord të autorit të kësaj ngjarje, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin katit të dytë të DAR Fier duke e spërkatur fillimisht me lëndë djegëse (benzinë).
Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier autori, shtetasi I. A., 33 vjeç, banues në Fier, dhe po kryhen veprimet procedurale.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FIER– Pamjet që po shikoni vijnë nga Roskoveci aty ku ndodhi krimi i rëndë në familje, mesditën e sotme. Këpucët e vikimës dhe njollat e gjakut shihen rreth e r...
DURRËS- Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit te mbetjeve të të gj...
TIRANË – Dashuria pa asnjë dyshim që nuk njeh kufij. Një vajzë e re në Tiranë e humbi aq shumë toruan për njeriun e zemrës, saqë vuri në lëvizje auto...
FIER– Personi që u ka vënë zjarrin zyrave të Drejtorisë Arsimore Fier, është një i ri që kërkonte të punësohej si mësues. Dosja.al ka mësuar se kamerat e siguri...
TIRANË– Mjeku Ilir Allkja ka publikuar një denoncim të një qytetareje në profilin e tij në Facebook, e cila në një status tregon peripecitë që ka kaluar pa...
FIER– Një person, i identifikuar si Indrit Alushaj ka marrë hak sot, pasi nuk është punësuar si mësues në Fier. Dosja.al ka mësuar se i riu bashkë me një tjetër...
SARANDË– Gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit shtëpiak’ për biznesmenin nga Saranda Mihal Kote i cili akuzohet për mashtrim të produkteve ushqimore dhe...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga kryeministria, ku shihen disa punëtorë duke lyer godinën.Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha sh...