EMRI/ Digjet Drejtoria Arsimore në Fier, i riu që s’u punësua si mësues merr hak dhe u vë flakën zyrave
5 Mars 2021, 14:24Nga DOSJA
FIER– Një person, i identifikuar si Indrit Alushaj ka marrë hak sot, pasi nuk është punësuar si mësues në Fier. Dosja.alka mësuar se i riu bashkë me një tjetër persona ka marrë dy bidona me benzinë dhe ua kanë hedhur zyrave të Drejtorisë Arsimore në Fier.
Më pas, të dy u kanë vënë flakën zyrave duke alarmuar të gjithë personat që ndodheshin brenda. Stafi dhe të pranishmit janë evakuuar ndërkohë që zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të punuar për shuarjen e flakëve.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë piksur autorët e ngjarjes, dy të rinjtë që janë filmuar me bidonat me benzinë në duar. Njëri prej tyre, ka kërkuar më herët që të punësohej si mësues. Duke qenë se kjo gjë nuk i është realizuar, ka vendosur që të marrë hak. Fatmirësisht ngjarja kali pa të lënduar në njerëz. Ndërkohë në redaksinë e Dosja.al, ka mbërritur dhe një video brenda zyrave të institucionit, ku shihet se pothuajse çdo gjë është shkrumbëruar.
(a.b;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Gjykata ka dhënë masën e ‘arrestit shtëpiak’ për biznesmenin nga Saranda Mihal Kote i cili akuzohet për mashtrim të produkteve ushqimore dhe...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa foto nga kryeministria, ku shihen disa punëtorë duke lyer godinën.Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha sh...
TIRANË-Policia me anë të njoftimi ka bërë të ditur se janë shtuar masat për kontrollet gjatë festave të 7 dhe 8 marsit. Kontrolle do të kryen nëpër rrugë k...
ROSKOVEC- Erdis Rapi dhe Dhori Rapi vuanin nga probleme të shëndetit mendor. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se babë e bir që u përfshinë në sherr, fillimisht...
ISLANDË– Armando Beqiri është përcjellë sot për në banesën e tij të fundit disa javë pasi u vra në pragun e banesës së tij mesnatën e 14 shkurtit. La...