Aktualitet

Sherr për muzikën me volum të lartë, shqiptari godet me thikë fqinjin në Itali

5 Mars 2021, 12:22 Nga DOSJA
Sherr për muzikën me volum të lartë, shqiptari godet me

ITALI- Një shqiptar është ndaluar nga policia italiane pasi goditi me thikë fqinjin e tij, pas një debati mes tyre.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në San Bonifacio pasditen e së enjtes, dhe konflikti ndodhi për shkak të volumit të lartë të muzikës.

Për shkak të zhurmave të shkaktuara nga muzika e lartë, të dy u konfliktuan dhe gjatë sherrit 38-vjeçari shqiptar goditi me thikë në kraharor 30-vjeçarin maroken.

Ky i fundit pësoi dëmtime dhe u dërgua në spital, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën pasi thika nuk ka prekur organet vitale. 38-vjeçari shqiptar u arrestua mbrëmjen e së enjtes dhe është liruar sot.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet itali sherr per muzike te larte shqiptari godet marokenin itali sherr per muzike te larte shqiptari godet marokenin

Sondazh

Poll