Hetimi për Artan Shkëmbin/ Gjermania kthen letërporosinë: Shefi i OFL-së i dërgoi informacionet në Deep See, edhe fotot e
5 Mars 2021, 12:01Nga DOSJA
TIRANË- Autoritetet gjermane i kanë kthyer përgjigje letërporosisë së Prokurorisë së Posaçme në lidhje me hetimet që po kryhen për drejtuesin e lartë të Policisë, Artan Shkëmbi. Ky i fundit është marrë nën hetim pasi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion. “Fax” bën me dije se në përgjigjen e kthyer nga Gjermania është shpjeguar se si është rënë në “gjurmët” e Shkëmbit. Ka qenë një mesazh që nr.2 i OFL-së, i ka dërguar një personi të vënë nën hetim nga autoritetet gjermane.
Bëhet fjalë për një foto që është bërë mbi një pajisje elektronike të të dhënave në sistemin “Deep see”. Autoritetet gjermanë kishin kërkuar verifikimin e pasurive apo të të dhënave të tjera të dobishme për hetimet e nisura ndaj të dyshuave të identifikuar me iniciale K.V dhe A.P. Pasi është marrë sinjali, Shkëmbi i ka dërguar K.V. më datë 10.04.2020 rreth orës 16:00, fotot e të dhënave të tij. Më pas, K.V.-së i janë dërguar edhe fotot e “shokut” por nuk bëhet me dije se cili ka qenë mesazhi i dërguar krahas fotos.
Vetëm pak ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Artan Shkëmbit për t’iu rikthyer detyrës. Apeli i Gjykatës së Lartë ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së, atë të pezullimit nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 14 janar të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu për problemet e konstatura...
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka zhvilluar një plan operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvi...
ITALI– Mbi 400 kg hashash me vlerë rreth 2 milion euro, u kapën nga policia italiane në Noicattaro që posedoheshin një çift shqiptar.Droga u zbulua nga h...
LEZHË- Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 85 vjeç nisi dje edhe në Lezhë, ku në qendrën kulturoren të fëmijëve, dhjetra të moshuar ishin njoft...
TIRANË– INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022.Që kur Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e pop...
VLORË– Video e momentit kur grabitësi ka hyrë në ambientet e brendshme të një biznesi telefonash në Vlorë, është bërë publike. ‘Balkanweb’ ka siguruar vide...
LEZHË– Dita e dytë e vaksinimit në Lezhë është shoqëruar me probleme pasi të gjithë të moshuarit janë njoftuar nga grupet e vaksinimit për të shkuar dhe pë...