Policia në ‘aksion’! Kontroll për drogë në sera, magazina, stalla bagëtish dhe banesa të braktisura
5 Mars 2021, 11:28Nga DOSJA
SHQIPËRI– Policia e Shtetit ka zhvilluar një plan operacional për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas bluve, operacioni është zhvilluar me 4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura.
Në opeacion janë angazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli, janë ushtruar 9965 kontrolle.
Plan Operacional “Për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e vendit, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”.
Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të kanabisit dhe në zbatim të Planit Operacional të hartuar për këtë qëllim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur kontrollet masive në të territorin.
Në të gjithë vendin janë angazhuar 1833 punonjës policie të Drejtorive Vendore të Policisë dhe Drejtorive të Kufirit, të ndarë në 354 grupe kontrolli.
Për kontrollin e territorit po përdoren edhe 25 dronë që janë në dispozicion të Drejtorisë Vendore të Policisë, kamera, dylbi, 297 automjete policie dhe 4 mjete lundruese.
Janë ushtruar në total 9965 kontrolle, konkretisht:
4036 kontrolle në sera dhe minisera, 1633 kontrolle në magazina dhe objekte, 1178 kontrolle në ish-objekte ushtarake, 746 kontrolle në banesa të braktisura, 384 kontrolle në stane/stalla bagëtish dhe 1988 kontrolle në ambiente të hapura.
Gjithashtu janë kontrolluar të gjitha vendet e cilësuara me risk dhe vendet ku vitet e kaluara është tentuar të kultivohet kanabis.
Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin deri tani nuk janë konstatuar raste të kultivimit të kanabisit apo tentativa për të hapur toka rishtas për kultivim.
Kontrollet masive të territorit do të vijojnë çdo javë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar në numrin pa pagesë 112 e Komisariatin Dixhital, çdo rast që ata konstatojë apo informacion që disponojnë në lidhje me tentativën për kultivim të kanabisit, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
vijon…
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Posaçme (SPAK) do ti drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvi...
ITALI– Mbi 400 kg hashash me vlerë rreth 2 milion euro, u kapën nga policia italiane në Noicattaro që posedoheshin një çift shqiptar.Droga u zbulua nga h...
LEZHË- Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 85 vjeç nisi dje edhe në Lezhë, ku në qendrën kulturoren të fëmijëve, dhjetra të moshuar ishin njoft...
TIRANË– INSTAT do të shtyjë censusin e popullsisë për vitin 2022.Që kur Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e pop...
VLORË– Video e momentit kur grabitësi ka hyrë në ambientet e brendshme të një biznesi telefonash në Vlorë, është bërë publike. ‘Balkanweb’ ka siguruar vide...
LEZHË– Dita e dytë e vaksinimit në Lezhë është shoqëruar me probleme pasi të gjithë të moshuarit janë njoftuar nga grupet e vaksinimit për të shkuar dhe pë...
GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia helene pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim. Sipas mediave greke, shqiptari ende i paident...
GJIROKASTËR– Gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës, është bllokuar një automjet i vjedhur në Serbi 10 vite më parë.Në pranga është vënë ...