Aktualitet

‘Cilët ishin policët e FNSH-së?’/ 2 vjet pa përgjigje! Vrasja e pazbardhur e Admir Muratajt, i vëllai kallëzon në SPA

5 Mars 2021, 11:19 Nga DOSJA
‘Cilët ishin policët e FNSH-së?’/ 2 vjet pa

TIRANË- Vëllai i Admir Muratajt ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) prokurorin e çështjesm Eneid Nakuçi. Can Murataj prokurori Nakuçi nuk i ka dhënë informacion lidhur me vrasjen e të vëllait, duke e akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Murataj pretendon se Nakuçi në mënyrë tinëzare dhe të kundërligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive dhe e ka privuar nga informacioni lidhur me ecurinë e hetimeve për zbardhjen e vrasjes së të vëllait. Ai kërkon të dije me gjeneralitetet përkatëse emrat e grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarreve të ndodhur pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, më prill të 2019.

“A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?,”-shkruhet ndër të tjera.

PJESË NGA KALLËZIMI: 

Për tu theksuar është fakti që hetimet paraprake dhe akuza në emër të shtetit është përfaqësuar nga Prokurori Eneid Nakuci. Ndonëse kanë kaluar pothuajse dy vjet nga disa Memo të familjes Muarataj, dhe Neni 110 të K. Pr. Penale parashikon detyri

min të prokurorit të kthejë përgjigje brenda 15 ditëve asnjë përgjigje nuk është kthyer. Gjithashtu ne cilesine e trashegimtarit te viktimes se vepres penale, ai kërkon që te hidhet drite mbi keto pyetje

a.Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019?

b.A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?

Prokurori në mënyrë tinzare dhe të kundraligjshme mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive. Kështu me Vendimin Nr. 5, datë 25.03.2019 (ndonëse të hetuar dhe pushuar procedimi Penal në vitin 2017 dhe 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë) të gjitha pasuritë janë vendosur nën sekustro preventive, kanë kaluar mbi dy vjet dhe nuk është përfunduar ky process gjyqësor.

Admir Murataj u vra gjatë përplasjes me policisë pas grabitjes që ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës nga pista e aeroportit “Nënë Tereza”. 

Lexo të plotë këtu kallëzimin 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj can murataj eneid nakuci admir murataj can murataj eneid nakuci

Sondazh

Poll