Aktualitet

KAOS në Lezhë, dështon dita e dytë e vaksinimit të të moshuarve, pensionistët të zhgënjyer: Janë të paorganizuar! Ram

5 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA
KAOS në Lezhë, dështon dita e dytë e vaksinimit të

LEZHË- Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 85 vjeç nisi dje edhe në Lezhë, ku në qendrën kulturoren të fëmijëve, dhjetra të moshuar ishin njoftuar se do të merrnin dozën kundër COVID19.

Por sot, radhë të gjata janë krijuar para kësaj qendre, ku të moshuarit që do të merrnin dozën e parë janë njoftuar në të njëjtën kohë. Ata janë paraqitur sot tek qendra në të njëjtën orë duke krijuar radhë të gjata dhe grumbullime. Për mediat lokale, ata janë shprehur se e gjitha ka ardhur si pasojë e mungesës së organizimit nga ana e autoriteteve.

Por çfarë deklaroi sot kryeministri Edi Rama?

Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama iu uroi qytetarëve “MIRËMËNGJES dhe me këtë fotoalbum nga vaksinimi i të moshuarve në Lezhë, ju uroj një ditë të buzëqeshur“-, ndërsa në foto shihen disa të moshuar që marrin vaksinën.

Por dita sot është mbyllur ndryshe nga ç’shihet në këto foto. Të zhgënjyer, të moshuarit janë larguar pasi edhe policia ndërhyri për të ruajtur distancën. Ata ikën në shtëpi pa e marrë dozën e parë të Pfizer.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinimi ne lezhe vaksinimi ne lezhe

Sondazh

Poll