Aktualitet

I kishte filmuar teksa kryenin orgji! Pranga shqiptarit në Greqi, shkonte në festa dhe xhironte ‘perlat e VIP-ave’, Polici

5 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
I kishte filmuar teksa kryenin orgji! Pranga shqiptarit në Greqi, shkonte

GREQI- Një 38-vjeçar shqiptar është prangosur nga Policia helene pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim. Sipas mediave greke, shqiptari ende i paidentifikuar mbante në telefonin e tij foto dhe video të xhiruara në festa të mbyllura, ku ndodhnin edhe orgji.

“Shumë personazhe të njohur nga jeta artistike e vendit tonë shkonin në të njëtat festa si 38-vjeçari. Por nuk mund të kemi një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur,”-thanë burime nga Policia.

Në këto festa merrnin pjesë aktorë, modelë dhe drejtues të programeve televizive por nuk dihet se cilët për tyre shantazhoheshin nga shqiptari për pamjet që u kishte regjistruar në celular.

Mirëpo informacionet që foto dhe video të tilla qarkullonin shkuan “në veshët e Policisë”, por kufizimet në lëvizje për shkak të koronavirusit i bënë të vështira operacionet për kapjen e shqiptarit. Megjithatë 38-vjeçari u pikas teksa dilte nga një shtëpi në Atika, mëngjesin  pas një feste, dhe ka përfunduar në prangat e “bluve” grekë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrrestohet shqiptari ne greqi greqi arrrestohet shqiptari ne greqi greqi

Sondazh

Poll