Aktualitet

Arrestohet një 66 vjeçar në Kakavijë, drejtonte një automjet të vjedhur 10 vite më parë në Serbi

5 Mars 2021, 10:24 Nga DOSJA
Arrestohet një 66 vjeçar në Kakavijë, drejtonte një

GJIROKASTËR– Gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Kakavijës, është bllokuar një automjet i vjedhur në Serbi 10 vite më parë.

Në pranga është vënë një 66 vjeçar nga Saranda me inicialet P.P, i cili ishte duke kaluar për në Greqi.

Mjeti i vjedhur u zbulua pas ndërhrjes së Frontex dhe kontrollit të numrit të shasisë së automjetit. Mësohet se 66-vjeçari u procedua penalisht për dy vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Në përfundim Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Gjirokastrës filloi procedimin penal ndaj 66-vjeçarit sarandiot për trafikim të mjeteve motorike dhe falsifikim të vulave stampave e formularëve. Ndërkaq mjeti i vjedhur në Serbi 10 vjet më parë u sekuestrua.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll