Aktualitet

‘Ato lekët borxh…’/ Pse u vra Taulant Beqiraj, viktima shau autorët, me kë u largua nga lokali?

5 Mars 2021, 09:23 Nga DOSJA
‘Ato lekët borxh…’/ Pse u vra Taulant Beqiraj, viktima

VLORË– Detaje të reja janë zbardhur vrasja e Taulant Beqirajt (alias Taulant Manaj/Gjikaj) disa ditë më parë në Vlorë. Mësohet se sherri mes Beqirajt dhe të dyshuarve kryesorë të ngjarjes, Skërdjan Gabrani, Elton Hajnaj dhe e Hans Jonuzaj, ka nisur për një borxh.

Ditën e vrasjes, Beqiraj është hasur me të rinjtë brenda një lokali në qytet, dhe këta të fundit i kanë përmendur borxhin që u kishte marrë, por pa sqaruar shumën e vlerës monetare që bëhej fjalë.

Dëshmitarët kanë treguar se Taulant Beqiraj fillimisht ka debatuar me autorët dhe u ka bërë me dije se paratë nuk do t’ua kthente duke vijuar me fyerjet dhe ofendimet në distancë. Në debat e sipër, ai u ka treguar se në brez ka pasur dhe një armë zjarri.

Fill pas këtij momenti, Beqiraj është larguar me një makinë me xhama të zinj bashkë më dy persona të tjerë, ende të paidenfitikuar, dhe janë larguar në drejtim të rrugës Transballkanike. Nga pas është ndjekur nga tre personat me të cilët debatoi brenda lokalit. Në momentin që Beqiraj ka dalë nga makina dhe ka ecur disa metra është qëlluar për vdekje.

Ndaj autorëve janë kundërpërgjigjur me armë zjarri edhe shokët e viktimës, duke qëlluar 3 herë në drejtim mjetit tip “Ford” por pa arritur që t’i ndalin autorëve. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e mërkurë në rrugën Transbalkanike, përballë Gjykatës së Apelit Vlorë. Viktima u qëllua vetëm nga një person dhe qëndroi më shumë se 5 minuta i shtrirë në rrugë për t’u marrë më pas edhe nga ambulanca, duke ndërruar jetë rrugës për spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Deri më tani Policia ka shoqëruar Hansi (Andi) Jonuzajn, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili me automjetin tip “Ford”, tentoi të largohej bashkë me një armë zjarri tip kallashnikovi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet taulant beqiraj vrasja e taulant beqirajt taulant beqiraj vrasja e taulant beqirajt

Sondazh

Poll