Aktualitet

Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe tentoi të korruptojë policët, arrestohet shoferi në Urën Vajgurore,

5 Mars 2021, 08:48 Nga DOSJA
Drejtonte mjetin me patentë të skaduar dhe tentoi të

BERAT– 45-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptojë policët në aksin Kutalli-Ura Vajgurore teksa drejtonte mjetin me leje drejtimi të skaduar.

Shoferi E.T. u ndalua nga policët dhe tentoti t’i korruptonte për të shmangur masën administrative.

Ai përfundoi në prangat e Policisë pas këtij veprimi dhe tashmë hetimi i ka kaluar Prokurorisë së Beratit.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i mitëdhënies.
Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• E. T., 45 vjeç, banues në Goriçan, Ura Vajgurore, pasi në aksin rrugor Kutalli-Ura Vajgurore, është kapur nga shërbimet e qarkullimit rrugor duke drejtuar mjetin me leje drejtimi të cilës i kishte përfunduar afati i përdorimit. Shtetasi E. T., për të shmangur masën administrative, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi në berat arrestohet shoferi në berat

Sondazh

Poll