Aktualitet

“Kolegët sot lëngojnë”/ Covid i merr jetën mësuesit shkodran të matematikës së gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiran

5 Mars 2021, 07:20 Nga DOSJA
“Kolegët sot lëngojnë”/ Covid i merr jetën

TIRANË– Covid-19 i ka marrë jetën mësuesit të matematikës së gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, Shpëtim Kraja. Lajmin e trishtë e ka ndarë gjimnazi në faqen zyrtarë të ‘Facebook’. Kolegët e mësuesit, si dhe nxënësit e tij kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje të madhe.

Sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!’– shkruhet në postimin.

Kraja ishte me origjinë nga Shkodra dhe përpos profesionit të profesorit të matematikës të cilën e ushtroi për vite me radhë, kishte pasion dhe pikturën të cilën e praktikonte në kohë të lirë.

POSTIMI I GJIMNAZIT:

Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shpetim kraja shpetim kraja

Sondazh

Poll