Aktualitet

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tre personat në Kashar, policia arreston shoferin

5 Mars 2021, 07:12 Nga DOSJA
Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën tre personat në Kashar,

TIRANË– Policia e Tiranës ka lëshuar urdhër arresti për drejtuesin e mjetit, Zija Stefanescu (Murati), i cili shkaktoi vdekjen e 3 personave të tjerë.

29 vjeçari, i cili u dërgua në gjendje të rëndë në spital, është arrestuar për shkak se ka qenë duke e drejtuar mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit, në momentin kur humbi kontrollin dhe u përplas me murin e një banese.

Mësohet se viktimat janë: Ismail Sulaj 66 vjeç, Belul Sulaj 63 vjeç (vëllezër me njëri tjetrin), dhe Dashamir Dema 50-vjeç, të cilët kanë humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë. Vijojnë hetimet lidhur me këtë aksident me pasoja tragjike, ndërkohë që Muratit i është komunikuar masa e arrestit në ambientet e spitalit të Traumës.

NJOFTIMI:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Z. S.(M.), 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin e një banese. Si pasojë kanë humbur jetën 3 pasagjerët në mjet, shtetasit I. S., 56 vjeç, B. S., 53 vjeç (vëllezër) dhe D. D., 50 vjeç.

Aksidenti i rëndë në Tiranë/ Makina del nga rruga, humbin jetën tre pasagjerë, shoferi në gjendje të rëndë, i nënshtrohet operacionit. Lidhja mes personave

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll