Aktualitet

Aksident tragjik në Kashar! Makina përplaset me murin, vdesin 2 vëllezërit dhe kushëriri, po ktheheshin në shtëpi nga fes

5 Mars 2021, 06:33 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Kashar! Makina përplaset me murin, vdesin 2

TIRANË– Një aksident tragjik me 3 viktima ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Kodër-Kashar, ku 2 prej të ndjerëve janë vëllezër. Edhe pse ora policore kishte kaluar, Ismail dhe Belul Sulaj, përkatësisht 66 dhe 63 vjeç, vendosën të udhëtonin bashkë me të afërmit e tyre për në shtëpi. Megjithatë rruga u pre, pasi mjeti tip “Opel” me të cilin po qarkullonin bashkë me të afërmit e tyre u përplas me një mur.

Makina tip “Opel” e drejtuar nga një 29-vjeçar, i identifikuar si Zija Stefanescu (Murati) ka dalë nga rruga dytësore “Hajdar Valisi” duke u përplasur me murin rrethues të një shtëpie teksa po ktheheshin në drejtim të banesës së tyre nga një festë familjare.

Për shkak të forcës së përplasjes, makina është shkatërruar e gjitha nga përplasja, duke lënë të vdekur në vend dy prej pasagjerëve. Të tjerët janë dërguar në spital me urgjencë, por vetëm 29-vjeçari ia ka dalë që të shpëtojë i gjallë nga përplasja, pasi edhe 50-vjeçari Dashamir Dema ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, shoferi i makinës është prangosur dhe i janë kryer të gjitha testet për të verifikuar nëse ka qenë në ndikimin e ndonjë substance alkooli apo narkotike. Ndërkaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me tre viktima ne kashar belul sulaj dashamir dema ismail sulaj zija murati zija stefanescu aksident me tre viktima ne kashar belul sulaj dashamir dema ismail sulaj zija murati zija stefanescu

Sondazh

Poll