Aktualitet

Vdekja e 27-vjeçares nga Covid, Pipero: S’di shumë për rastin, jam pa përgatitur, por kishte dëme në mushkëri

4 Mars 2021, 20:36 Nga DOSJA
Vdekja e 27-vjeçares nga Covid, Pipero: S’di shumë për

TIRANË– Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se 27-vjeçarja, Ariola Sakollari që ndërroi jetë nga Covid-19, i kishte shumë të dëmtuara mushkëritë.

I ftuar në ‘AbcNews’, Pipero tha se nuk është shumë i informuar për këtë çështje dhe se është kapur pa përgatitur, por shtoi se viktima kishte pësuar goxha dëme në mushkëri.

Pjesë nga biseda

Pyetje: Përse nuk është raportuar vdekja e 27-vjeçares?

Pipero: Nuk e di është raportuar apo jo. U interesova për moshën dhe çfarë ka ndodhur dhe mora informacion që ka pasur prekje të madhe të mushkërive. Nuk kam informacion për ndjekjen e sëmundjes, jam fare i papërgatitur. Ajo i ka shërbyer prindërve dhe mundësia më e madhe është që ka qenë e prekur me Covid.

Pyetje: Mund të ndodhë që një pacient të humbasë jetën në spitalin Infektiv dhe të mos skedohet?

Pipero: Unë jam pyetur që në fillim dhe them që institucionet në vende të ndryshme në kanë përqasje të ndryshme.

Pyetje: Në qoftë se viktimat janë me tampon negativ si i deklaroni në skedën e vdekjes?

Pipero: Sëmundja është Covid, shkaku mund të jenë probleme të shumta apo një arrest kardiak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten ariola sakollari pellumb pipero humb jeten ariola sakollari pellumb pipero

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Mars 2021, 19:50

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë. Në një intervistë që ka dhënë pë...