Aktualitet

4 Mars 2021, 19:50 Nga DOSJA

TIRANË- Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën e vaksinimit anti-COVID në vendin tonë. Në një intervistë që ka dhënë për Faxnews, mjeku ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama, se për 14 muaj do të vaksinohet e gjithë popullsia.

Alimehmeti, tha se kjo është një peirudhë shumë e gjatë, ndërkohë që do të ishte më mirë që vaksinimi të bëhej për 6-9 muaj, pasi sipas tij dimri i ardhshëm mund ta përkeqësojë situatën.

“14 muaj në fakt është një kohë tejet e gjatë, gjithë ideja në këtë  moment është që të shkurtojmë kohën në çfardo lloj mënyre që do të jetë e arsyeshme nuk ka pse të shohë vetëm një kandidat vaksinash, kemi disa. E vërtet që kryeministri ka thënë 14 muaj, tashmë një muaj ka kaluar nga ajo deklaratë, kështu që bëhen 13, por megjithatë në këtë periudhë kemi dimrin tjetër ndërmjet. Dimri siç e pamë shumë qartë është periudha më e keqe e mundshme për ktë lloj virusi, kështu që atij dimri të ardhshëm ne duhet t’i dalim përpara. Skenari që do të preferonim të dëgjonim do të ishte diçka që ka të bëjë me 6 deri në 9 muaj, pasi 14 do të thotë të kapërcehet edhe dimri i ardhshëm dhe mund të jetë problematike kjo periudhë”, tha mjeku Alimehmeti.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në vendin tonë, kanë humbur jetën  1,876 persona, ndërkohë që janë infektuar 110,521 të tjerë. Sakaq, deri më tani në Shqipëri janë kryer gjjithsej 16 mijë e 807 vaksinime.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi ilir alimehmeti koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll