Aktualitet

Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për Infektivin! Kemi Covid-19 nëpër këmbë, një mjek nuk mund ta n

4 Mars 2021, 19:02 Nga DOSJA
Najada Çomo kandidate për deputete, Pipero: Lajm i keq për

TIRANË- Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero ka komentuar, vendimin e doktoreshë Najada Çomos për të kandiduar për deputete në listën e Partisë Socialiste në Tiranë. 

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, Pipero ka thënë se ky nuk është lajm i mirë, pasi sipas tij në një kohë kur Covid-i ende nuk është zhdukur, nuk është koha që një mjeke t’i futet politikës.

Ai ka thënë se mund të jetë lajm i mirë për parlamentin, por jo për pacientin, pasi sipas tij në Shqipëri një mjek është e pamundur që të ndryshojë politikën. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Jeni xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës?

Pipero: Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.

Pyetje: Nëse nesër apo sot do ju kishin thirrur ju, a do pranonit?

Pipero: Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vazjën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kovidin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Në shqipëri është e pamundur që një mjek të ndryshojë politikën sepse mjeku është mësuar me pacientin. Nuk është politika tek ne kaq e hapur dhe kaq dashamirëse me intelektualët. Mirëpo një aset një vlerë si doktoreshë Najada i bën mirë parlamentit. Çdo e mirë e ka një të keqe.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Najada Çomon, shefen e spitalit Infektiv, si kandidate të Partisë Socialiste në Tiranë. Sot në aktivitetin “Shëndetësia që duam”, Rama konfirmoi zërat se Çomo do të jetë kandidate, ndërsa tha se është dëshmi se qeveria ka mirënjohje për punën e atyre që janë në vijën e parë të zjarrit.(Lexo këtu) 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo pellumb pipero najada çomo pellumb pipero

Sondazh

Poll