Aktualitet

Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë, vijojnë paslëkundjet, ndihet edhe në disa qytete të Shqipërisë

4 Mars 2021, 18:44 Nga DOSJA
Tërmeti i fortë ‘shkund’ Greqinë, vijojnë

GREQINjë tërmet me magnitudë 5.5 gradë të shkallës rihter ka tronditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet ishin me epiqendër në Elasona të Greqisë, me thëllësi dy kilometra dhe janë ndjerë deri në Shqipëri.

Pas tërmetit janë ndjer edhe paslëkundje të tjera në këtë zonë ku më e madhja ka qenë më madhësi 5.5 të shkallës rihter.

Lëkundjet janë ndjer edhe në disa nga qytetet e Shqipërisë, ku konkretisht në Tiranë, Fier, Korçë e Pogradec, Lezhë e Sarandë, qytetarë të shumtë kanë ndjerë lëkundjet e tërmetit ndërkohë që nuk janë raportuar dëme materiale. 

Shteti fqinj është goditur një ditë më parë nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, tërmet që la të paktën gjashtë persona të lënduar e shembi disa banesa. Pamjet e qytetarëve që ulërisnin dhe dilnin të tmerruar nga banesat pushtuan të gjitha mediat. Edhe lëkundjet e tërmetit të djeshëm u ndjenë në Shqipëri.

(I.A;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll