Aktualitet

“30 pëllumba e tollumbace do të lëshohen drejt qiellit”/ Nëna e Xhino Koços që u vetëhodh nga kati i tretë i spitali

4 Mars 2021, 17:42 Nga DOSJA
“30 pëllumba e tollumbace do të lëshohen drejt

TIRANË– Stilistja Lira Koça e cila humbi djalin e saj të vogël, Xhinon vetëm pak muajm ë parë, ka vendosur që 30-vjetorin e tij të lindjes ta festojë mjaft ndryshe. Në një postim në Instastory, Koça shkruan se më datë 5 mers, ashtu si çdo vit familja e saj do të përgatitet për të festuar 30-vjetorin e lindjes së Xhinos, por këtë herë, në një tjetër formë.

Ajo shkruan se në orën 17:00 të datës 5 mars 30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për të riun që i dha fund jetës duke u hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku ishte duke u kuruar nga Covid-19.

Statusi i plotë

Data 5 mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. çdo prag 5-marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë, Xhinos. Këtë vit, është ditëlindja e 30-të e djalit tonë…30 pëllumba dhe 30 tollumbace të bardhë do të lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për Xhinon. Më 5 mars ora 17:00 tek sheshi përpara Sfinksit ju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të Xhinos jeni të mirëpritur. Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sado pak distancën që mungesa fizike e Xhnos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino.

Xhino Koça u vetëhodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Sanatoriumi më 13 gusht, pasi ishte infektuar me Covid-19. Ai la  pas një mesazh duke u thënë lamturmirë të gjithëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lira koca xhino koça lira koca xhino koça

Sondazh

Poll