Aktualitet

“Është i padrejtë”/ Enkelejda Hoxha flet me pranga në duar, i ati: Vajza ime liroi kriminelët, nën diktatin e

4 Mars 2021, 17:13 Nga DOSJA
“Është i padrejtë”/ Enkelejda Hoxha flet me pranga

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të thërrasë e të dëgjojë si dëshmitare zyrtarë e ish-zyrtarë të burgjeve, zyrtarë të shërbimit të provës dhe ish zyrtarë të cilët sipas mbrojtjes së Enkeleida Hoxhës, lehtësuan situatën e disa të burgosurve duke i konsideruar ata të dënuar shembullorë dhe me sjellje të balancuar, e duke sjellë më pas lirimin e tyre nga gjyqtarja.

Gjatë mbledhjes ishte e pranishme edhe gjyqtarja e arrestuar, e cila u soll nga policia e burgjeve. Ajo po hetohet nga SPAK për korrupsion. Gjyqtarja tha që hetimi ndaj saj është i padrejtë, ndërkohë kërkoi kohë të dorëzojë parashtrimet e saj.

Hetimi disiplinor ndaj gjyqtares nisi pas lirimit të Hekuran Billës që u lirua nga gjyqtarja dhe më pas u vra. Teksa asaj i rrezikohet karriera, i vetmi që vazhdon të mbështesë gjyqtaren Hoxha është i ati.

Gazetarja Anila Hoxha: Vajza jua ka liruar Endrit Doklen dhe të tjerë.

Belul Hoxha: E ka bërë nën diktatin e më të mëdhenjve.

Marrë nga Top Channel

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet belul hoxha enkelejda hoxha belul hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll