Aktualitet

Po privatizohen nga një kompani private, banorët e fshatit Maliqi në Korçë në protestë për tokat bujqësore 

4 Mars 2021, 17:12 Nga DOSJA
Po privatizohen nga një kompani private, banorët e fshatit Maliqi

KORÇË- Banorët e Fshat-Maliqit në Korçë janë ngritur sot në protestë.

Arsyeja që banorët janë revoltuar është për shkak se tokat, të cilat ata i kishin në përdorim, të ndara me komision vite me parë janë duke u privatizuar nga një kompani private, e cila do të marrë këto toka me lejen e ministrisë së Bujqësisë.

Burime për Euronews, bëjnë me dije, se banorëve viteve fundit u ishte premtuar nga bashkia se ata do të merrnin dokumentacionin përkatës të tokave dhe aktin e marrjes së tokës, por që nuk kanë marrë asgjë. 

Tokat që prej vitesh punoheshin nga këta banorë, i përkasin personave që janë larguar nga fshati,  por askush nuk është konsultuar më këta të fundit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne maliq ne proteste banoret ne maliq ne proteste

Sondazh

Poll