Politike

Investigimi për ish-klubin Partizani/ Malltezi padit Bollinon, media: Mori 26 mijë m2 nga Berisha, ku i gjeti paratë për të

25 Shkurt 2021, 10:44 Nga DOSJA
Investigimi për ish-klubin Partizani/ Malltezi padit Bollinon, media: Mori

TIRANE- Investigimi i publikuar në Report Tv ku pretendohet se ish-kryeministri Sali Berisha privatizoi qendrën më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, Kompleksin “Partizani ” për familjen e tij, ka hapur një debat politik ku nuk ka munguar edhe përfshirja e vetë kryeministrit Edi Rama apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Por dje, Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës ka njoftuar se ka paditur për shpifje botuesin Carlo Bollino, ndërsa edhe ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me të dhënat e publikuar në dokumentarin me 3 seri. Por përse akuzohet Malltezi në këtë investigim?

Akuza lidhet me vendimin për privatizimin e klubit Partizani nga ana e qeverisë Berisha, 2 muaj pasi PD erdhi në pushtet. Toka me sipërfaqje 26.000 metra katrorë sipas investigimit u privatizua dhe u mor nga Malltezi dhe familjarët e tij, ku sot, 40% të aksioneve të kompleksit që është ndërtuar mbi këtë truall zotërohet nga dhëndri i ish-kryeministrit. Televizioni e akuzon Malltezin për korrupsion, favorizim dhe abuzim, që sipas Report Tv, është arritur nga ndikimi i Sali Berishës si kryeministër. Në investigim hidhen dyshime edhe për origjinën e pronës, se a i përkiste ajo vërtet familjarëve të Malltezit, por edhe për burimin financiar të dhëndrit të ish-kryeministrit. Report Tv pyet se ku i gjeti Malltezi paratë për tu bërë investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani, kur sipas tyre pasuria e deklaruar prej tij dhe Argita Berishës në vitin 2005 ishte 39 mijë dollarë.

PËR TË LEXUAR INVESTIGIMIN E PLOTË TË REPORT TV KLIKONI KËTU: 

Sakaq, Malltezi në reagimin e tij akuzon Bollinon se është ai që po grabit 5 mijë metra katrorë dhe një ndërtesë që ishte parashikuar të ndërtohej një gjimnaz. Malltezi sqaron se në fakt me kthimin e tokës nga qeveria Berisha është zbatuar ligji 60 vite pasi prona ishte grabitur, dhe se ai dhe familjarët e tij kanë qenë trashgimtarët e truallit. Malltezi thotë se janë paguar taksat dhe është zbatuar procedura ligjore dhe se prona është zhvilluar pasi është paguar një shumë prej 900 milionë lekë tek shteti.

REAGIMI I PLOTË I MALLTEZIT: 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike carlo bollino edi rama familja berisha investigimi per klubin partizani jamarbër malltezi sali berisha carlo bollino edi rama familja berisha investigimi per klubin partizani jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll