Politike

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim! Basha i bindur për fitoren: Ka ardhur koha të ndryshojmë

25 Shkurt 2021, 07:33 Nga DOSJA
Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim! Basha i bindur për fitoren: Ka

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se ka ardhur të ndryshojmë. Basha shkruan në Facebook se Shqipëria do të fitojë pasi ka ardhur koha që ta ndryshojnë.

‘Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!’-shkruan Basha.

Basha ka arritur marrëveshjen me 13 parti, të cilët do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë Partia Demokratike, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit, Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicioni i partise demokratike lulzim basha koalicioni i partise demokratike lulzim basha

Sondazh

Poll