Politike

Zgjedhjet e 25 prillit! Krijohen tre koalicione, surprizon Gjuzi, 13 parti i bashkohen Bashës! PD-ja dhe LSI listë të përbas

25 Shkurt 2021, 06:42 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit! Krijohen tre koalicione, surprizon Gjuzi, 13 parti i

TIRANË– “PD-Aleanca për ndryshim’, ‘Aleanca Ora Kombëtare Emigracioni, Bashkimi Popullor dhe Konservatorët” dhe ‘Aleanca‘ janë tre koalicionet të cilat paraqitën ditën e djeshme listat e tyre në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

“Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Basha mblodhi aleatët e tij përgjatë gjithë ditës së djeshme, ditë e cila përkoi me afatin e fundit të dorëzimit të kërkesës në KQZ.

Pjesë e këtij koalicioni, do të jetë Partia Demokratike e Lulzim Bashës, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehit, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit, Partia e Ballit Kombëtar e Artur Roshit, Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, Partia Bashkimi Liberal Demokrat e Arian Starovës, Partia Bashkimi Demokrat e Ylber Valterit, Partia Mendimi i Djathtë Liberal i Mustafa Licit,  Partia Lëvizja e Legalitetit e Shpëtim Axhamit, Partia Kristian Demokrate e Dhimitër Muslisë.

Pas dorëzimit të dokumentit në KQZ Basha, në një postim në Facebook u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtim Gjuzi që është bërë bashkë me Zef Shtjefnin, Selami Jenishehrin dhe Kostaq Papën që do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”.Sigla e koalicionit është “AOKBPEK” ndërsa partitë përbërëse të këtij kolacioni janë: Partia Kombëtare Konservatore Albania; Partia Ora e Shqipërisë; Partia Emigracioni Shqiptar;Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.

Koalicioni “Aleanca ka në përbërje 8 parti: Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane, Partia me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare, Partia e Reformuar Demokratike Shqiptare, Aleanca Demokratike Shqiptare, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet dhe Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Njerëzve.

LSI do të dalë me listë më vete, por në qarqet Dibër, Kukës dhe Gjirokastër dy partitë e mëdha opozitare do të kenë një listë të përbashkët.

Partia Socialiste ka bërë të qartë, përmes kryetarit Edi Rama se nuk do të ketë asnjë aleancë politike për zgjedhjet e 25 prillit e se do të garojë e vetme.

Në këto zgjedhje do të kërkojnë votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në parlament 40 subjekte zgjedhore nga ku 35 janë parti, ndërsa 5 të tjerë janë kandidatë të pavarur. Shqiptarët do të zgjedhin parlamentin e ri me 140 deputetë, ku shumica që kërkohet për krijimin e qeverisë së re është 71 mandate deputetësh.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicionet ne zgjedhjet e 25 prillit lsi partia socialiste regjistrohet në kqz koalicioni pd-aleanca për ndryshim zgjedhjet e 25 prillit 2021 koalicionet ne zgjedhjet e 25 prillit lsi partia socialiste regjistrohet në kqz koalicioni pd-aleanca për ndryshim zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll